Një burrë në Liban grabiti një bankë për të marrë paratë e tij në llogari. Ai është duke u cilësuar si hero nga qytetarët, të cilët janë të shqetësuar nga kontrollet e kapitalit që i pengojnë të kenë akses në kursimet e tyre.

Sipas mediave të huaja, një pronar 37-vjeçar i një kafeneje, akuzohet se ka mbajtur peng shtatë punonjës në një bankë në qytetin Jeb Jannine në Luginën Beqaa të Libanit, duke i kërcënuar se do t’u vinte flakën nëse nuk ia japin 50,000 dollarë nga llogaria e tij.
Pas arrestimit, ai filloi një grevë urie në shenjë proteste, sipas familjes së tij.

Vendi prej gjashtë milionë banorësh po përjeton krizën e tij financiare më të keqe ndonjëherë, me një monedhë që ka humbur rreth 90 për qind të vlerës së saj, kursimet e njerëzve janë bllokuar në banka dhe fuqia punëtore e kualifikuar që emigrojnë me shumicë.
Ajo madje është përshkruar nga Banka Botërore si një nga krizat më të rënda që bota ka dëshmuar që nga vitet 1850.

Shumë libanezë ishin gati të justifikonin veprimet ekstreme të Assaii-t, me anëtarët e komunitetit të tij duke thënë se atij i duheshin paratë e tij për të paguar shpenzimet e kafenesë së tij.

Sipas familjes së tij, kafeneja e tij u grabit deri në 15,000 dollarë vetëm disa javë para incidentit, dhe ai gjithashtu kishte borxh rreth 8,700 dollarë për blerjet e një tezge me fruta dhe perime që ai drejtonte.
Por banka kishte refuzuar kërkesat e tij të përsëritura, pretendoi avokati i tij.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: