Policia e Krujës jep detaje për grabitjen e furgonit të mallrave, te rrethrrotullimi i Thumanës.

Policia thekson se ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, ku tre persona kanë kërcënuar me sende të forta shoferin dhe i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 30.06.2021, rreth orës 03:45, është paraqitur në ambientet e Policisë shtetasi F. B., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili deklaron se në Thumanë, tre persona ende të paidentifikuar duke e kërcënuar me sende të forta i kanë marrë furgonin e mallrave që transportonte banane.

Shërbimet e Policisë menjëherë pas marrjes së informacionit kanë orgaizuar punën ku gjatë krehejs së zonës kanë bërë të mundur gjetjen e mjetit në Kurbin.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar disa persona të cilët mund të kenë dijeni për ngjarjen si dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb