Vëllezërit Klement dhe Eldi Çala kanë çuar në Gjykatën Kushtetuese çështjen që lidhet me grabitjen e bujshme në aeroportin e Rinasit, duke kundërshtuar vendimin më të fundit të dhënë nga Gjykata e Lartë. Kërkesa është paraqitur zyrtarisht të hënën nga mbrojtja e tyre ligjore.

Përmes avokatëve Evjola Shehu dhe Neshat Fana, ata kërkojnë prishjen e vendimit aktual dhe rikthimin e dosjes për shqyrtim të ri. Në argumentet e paraqitura pretendohet se gjatë procesit gjyqësor janë cenuar standardet e procesit të rregullt ligjor, si edhe të drejtat e garantuara nga Kushtetuta.

Dosja lidhet me grabitjen spektakolare të ndodhur në Rinas, një prej episodeve kriminale më të përfolura në Shqipëri gjatë viteve të fundit.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: