Një supermarket, në lagjen Kalabria në Prishtinë, ka rënë pre e grabitjes mbrëmjen e të dielës.

Rasti i grabitjes ka ndodhur rreth orës 21:00. Ndërsa, mediet fqinje raportojnë se personat e dyshuar kanë arritur që të vjedhin nga punonjësja e arkës një shumë parash, duke e terrorizuar atë.

Lidhur me grabitjen, policia ende nuk ka dhënë detaje.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb