Shprehjen tipike tironce “Graj gomarin tat” që kryebashkiaku Erion Veliaj ia përmendi pak ditë më parë Presidentit Meta, për cështjen e Teaterit Kombëtar, si për t’i treguar se po i fuste hundët aty ku nuk duhej, ia ka kujtuar sot kreut të shtetit edhe gazetari i News 24, Ergys Gjencaj.

Sigurisht, ky i fundit ka kërkuar një koment nga Meta, për shprehjen e Veliajt, por Presidenti është shprehur shkurt:

“Unë ju uroj të kaloni sa më mirë sot, ishte kënaqësi që patëm këtë komunikim! Do ta theksoj edhe njëherë se për cilindo që se ka kuptuar që: Europa nuk është thjesht euro por kujtesë, vizion dhe identitet”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb