MAL I ZI

Kryetari i Kuvendit Gramoz Ruҫi ka marrë pjesë në Konferencën e Nismës Adriatiko-Joniane në Budva të Malit të Zi.  Ai tha se shtetet si Italia, Greqia, Sllovenia dhe Kroacia janë avokatë të rrugës së Shqipërisë për çeljen e negociatave drejt Bashkimit Europian.

“Bekimit të natyrës t’i përgjigjemi me ekonomi produktive. Italia, Greqia, Sllovenia, Kroacia, avokatë të hapjes së negociatave me Shqipërinë”, tha Ruçi. Gjithashtu Ruçi u takua edhe me homologun kroat Jandroković, ndërsa ky i fundit tregoi gatishmërinë e vendit të tij për të ndihmuar Shqipërinë në rrugën europiane.

“Kroacia, mbështetje të fuqishme dhe asistencë teknike për negociatat”, theksoi ai. Gjatë qëndrimit në Budva, kryeparlamenatari Gramoz Ruçi u takua me homologun slloven dhe atë të Malit të Zi.

“Lobojmë që udhëheqësit europianë të vlerësojnë përparimin e Shqipërisë. Bashkëpunim në negociimin e kapitujve të  marrëveshjes”, u shprehen mes tjerash homologët e Ruçit.

(n.m/ BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb