Avokati i ish-Presidentit Ilir Meta, Kujtim Cakrani në një intervistë në emisionin “Studio24” në News24 shpjegoi arsyet e shtyrjes së seancës në themel për ish presidentin Meta.

“Seanca u shty sepse ish-vjehrra e zotit Meta nuk ishte prezentë dhe iu dha mundësi përfaqësuesit ligjor të rregullonte prokurën”, tha ai.

Gjithashtu ai u shpreh se kanë kërkuar që ish-presidenti Meta të ishte pranë avokatit të tij, ndërsa akuzoi gjykatës se sillet ‘si terroriste’.

“Gjyqtari paraprak nuk ka guxim , moral po të doni ju nuk ka as formimin. Ne sot na ka ndodhur një fakt, kishim bërë një kërkesë, që kërkonim që presidenti i Republikës, se duan apo jo këta ka status president…është një titull dhe që të gjykohet dhe në të gjitha seancat të jetë pranë avokatit të tij…Vetëm në Kazakistan ndodh që i mbakan në kafaz. Unë kisha bërë kërkesë gjyqtares dhe kisha njoftuar të gjitha institucionet ndërkombëtare, ata menjëherë kanë reaguar dhe thanë se nuk mund të mbahet në kafaz…Por bazë ligjore në Shqipëri nuk që të thotë, po këta duhet të mbahen në kafaz…Sot na ktheu përgjigje dhe tha ai terroristi në Francë, një maroken që kishte vrarë 140 veta duhet të mbahet në kafaz të hekurt…”, tha mes të tjerash ai.

© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb