GRAMSH –Dëmtimi i argjinaturës mbi lumit Gribë në Kukur të Gramshit, ka sjellë edhe bllokimin e kalimit mbi urë, e cila lidhet në hyrje me argjinaturën.

Argjinatura ka pësuar shembje gjatës kohës që mbi të po kalonte një kamionçinë. Ura lidh 6 fshatra të Kukurit me qendrën e Njësisë Administrative. Por kjo situatë nuk i ka penguar, banorët e zonës të improvizojnë një mënyrë kalimi duke vendosur dërrasa mbi pjesën e dëmtuar dhe mbi të kanë kaluar automjet.

Me çdo mënyrë dhe pa marrë parasysh rrezikun banorët kalojnë në anën tjetër të urës. Kjo gjë nuk ka funksionuar për të gjithë, por vetëm për ata më të guximshmit, pasi nxënës të 6 fshatrave në Kukur e kanë pasur të pamundur të shkojnë në shkollë. Kjo është ura e dytë që shembet në Kukur si pasojë shirave dhe rrëshqitjeve të tokës, që janë të ripërsëritura.
(ed.me/News24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: