Dy gra janë arrestuar dhe janë sulmuar me sot në Iran, pasi kanë refuzuar të veshin hixhabin.

Në një video e cila është bërë virale në rrjet, shihen dy gra në një market duke pritu radhën dhe më pas u afrohet një burrë, i cili u hedh kosë mbi kokë.

Sipas mediave të huaja, gratë janë arrestuar pasi kanë sfiduar vendimin e qeverisë për vendosjen e detyrueshme të hixhabit. Po ashtu bëhet me dije se dhe sulmuesi është arrestuar, për prishje të rendit publik.

Mosmbajtja e hixhabit në publik është e paligjshme për gratë në Iran. Por zemërimi dhe zhgënjimi me ligjin kanë nxitur mospajtimin në shoqërinë iraniane.

Protestat u përhapën në të gjithë Republikën Islamike në shtator pas vdekjes së Mahsa Amini, një gruaje 22-vjeçare e arrestuar nga policia e moralit në Teheran për dyshimin se mbante hixhabin e saj “në mënyrë të pahijshme”.

Protestat u zgjeruan, por ato mbetën të rrënjosura në çështjen e hixhabit. Me mijëra janë arrestuar dhe katër protestues janë ekzekutuar që nga dhjetori.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: