GREQI-Kryeministri Grek Alexis Cipras ka deklaruar sot se qeveria ndodhet shumë pranë marrëveshjes me kreditorët. Ai ka mohuar zërat se nuk ka para për pagat dhe pensionet.

“Jemi në metrat e fundit pranë marrëveshjes e cila do të jetë pozitive për ekonominë. Nuk ka absolutisht asnjë rrezik për pagat pensionet apo bankat dhe depozitat. Së shpejti do jemi në gjendje të shohim përpara’- u shpreh Cipras.

(a.n/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: