Dy të burgosur janë gjetur pa ndjenja në burgun e Malandrinos në Greqi. Bëhet fjalë për një 37-vjeçar shqiptar dhe një 38-vjeçar grek.
Pas ardhjes së ekipit mjekësor, u konstatua se shqiptari nuk jetonte më.
Nga ana tjetër 38-vjeçari grek shkoi me ambulancë në spitalin Amfisa dhe pas ndihmës së parë u kthye në qeli.
Policia ka nisur hetimet, ndërsa ende nuk dihen shkaqet e vdekjes së 37-vjeçarit shqiptar.
(BalkanWeb)