GREQI- Policia greke ka zbuluar 53 kg marijuane ne bregdetin e Mesinias. Operacioni është zhvilluar mbrëmë në darkë pas informacioneve të siguruara në rruge operative.

Një pjesë e pakove të drogës rezulton e lagur, pasi trafikantët e kanë hedhur në det dhe janë larguar kur kanë kuptuar se policia i kishte pikasur.

Policia vijon kontrollet në zone nga toka dhe deti për zbulimin e sasive të tjera të lëndës narkotike si dhe për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: