Situata e zjarreve në Greqi vijon të jetë problematike. Ministria Klimatike dhe Mbrojtja Civile kanë dhënë alarmin për përkeqësim të situatës. Zonat e rrezikshme janë Atika, Evia, Boeotia, Korinthia, Ilia, Argolis, Messinia, po ashtu edhe ishulli i Rodosit.

Për të gjashtën ditë radhazi zjarret në Greqi vijojnë të mbeten problematike.

Zjarrfikësit nga Sllovakia mbërritën në Rodos të shtunën për të ndihmuar ekipet lokale që luftojnë zjarret.

“Situata në Rodos është serioze dhe jashtëzakonisht e vështirë. Për shkak të erës së fortë dhe ndryshimit të shpejtë të drejtimit të zjarrit, zjarrfikësit u detyruan të tërhiqeshin dhe të lëviznin”, postuan në Facebook Shërbimet Sllovake të Zjarrfikësve dhe Shpëtimit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: