Parlamenti gjerman ka votuar në favor të negociatave fillestare të qeverisë për një plan të tretë ndihme për Greqinë. Mbështetja u miratua me 439 vota pro, 119 Jo, dhe 40 abstenime. Duket se ashtu si Syriza e Tsiprasit në Greqi, është përçarë edhe blloku i Merkelit në Bundestagun gjerman. 50 anëtarë të CDU/CSU të Angela Merkel kanë fyer kancelaren e tyre dhe votuan kundër fillimit të bisedimeve me Greqinë.

Ata votuan së bashku me deputetë nga krahu i majtë, i cili kishte vene në pikëpyetje me heret planin e shpëtimit. Kancelarja gjermane Angela Merkel më herët paralajmëroi kaos në qoftë se ligjvënësit gjermanë nuk do t’i jepnin mbështetjen qeverisë së saj për të filluar negociatat për një program të tretë ndihme për Greqinë. “Bëni që avantazhet e rezultatit të së hënës të peshojnë më shumë se disavantazhet. Përgjigja ime është plotësisht e bindur për ‘po’”,­ tha Merkel teksa iu drejtua Bundestagut gjerman.

“Alternativa e kësaj marrëveshjeje nuk do të jetë një “periudhë jashtë” nga euro … por në vend të saj një kaos i parashikueshëm”,­ shtoi ajo. “Greqia nuk është vetëm në një krizë të thellë, por duhet të ndryshojë në mënyrë rrenjesore që të dalë nga kjo krizë”,­ tha zv/kancelari Sigmar Gabriel. Sipas tij, “çdo debat në lidhje me një Grexit tani duhet t’i përkasë së kaluarës”.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb