Të gjithë emigrantët që jetojnë në Greqi dhe janë në pritje të lejes së qëndrimit, nuk mund të mund të udhëtojnë drejt vendeve të tyre.

Rregullorja e re e lëshuar nga autoritetet greke, që është dërguar ne te gjitha pikat kufitare, ndalon kalimin e kufirit për emigrantët që kanë vetëm një vërtetim qe dëshmon se janë në pritje të lejes së qëndrimit.

Pas 30 marsit 2024, vetëm me vërtetim nuk mund të udhëtohet drejt Shqipërisë.

E njëjta gjë vlen edhe për të gjithë ata emigrante që ndodhen jashtë Greqisë. Duhet të kthehen deri në datën 30 mars, ndryshe nuk do tu lejohet hyrja ne Greqi.

Njoftimi është shpërndarë në rrjetet sociale nga Komuniteti shqiptar në Greqi, por burime nga pikat kufitare me shtetin fqinj konfirmojnë se kjo rregullore nuk ka mbërritur zyrtarisht.

Ndërkohë gazetarja e News24 në Greqi, Ira Londo, raporton se një vendim i tillë pritet të tërhiqet para datës 25 mars, pasi në Ministrinë e Emigracionit është gati një qarkore që e anulon këtë rregullore.

Burime nga Ministria greke e Emigracionit bëjnë të ditur se kjo rregullore ka dalë gabimisht dhe i referohet një kategorie të caktuar emigrantësh.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: