Presidenti Ilir Meta ka qenë sot në Drashovicë, ku u kujtua 100 vjetori i luftës së Vlorës. E pikërisht nga Drashovicë, i pari i shtetit dhe një mesazh i pyetur për çështjen e detit me Greqinë, pas deklaratave të kryeministrit grek, Kyriakos Mitsotakis se Greqia do të zgjerohet me 12 milje në detin Jon.

Ai iu drejtua qytetëreve duke u shprehur se duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën dhe do zbatojë vendimin e Gjykatës Kushtetuese për çështjen në fjalë.

“Pa asnjë diskutim shqiptarët duhet të jenë të sigurt se Presidenti gjithmonë do të mbrojë kushtetutën për cështjen në fjalë do të respektoj vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe këtë duhet ta bëjnë të gjitha institucionet tona”.

Kujtojmë që Gjykata Kushtetuese në vitin 2010 hodhi poshtë marrëveshjen detare me Greqinë, ndërsa negociatat mes dy vendeve për të arritur një pakt për zonat ekskluzive vijojnë prej disa vitesh por ende s’ka asnjë finalizim.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: