Drejtuesja politike e PD-së për Tiranën, Grida Duma, e ftuar në rubrikën “Opinion” në “News 24” deklaroi se zgjedhjet në Shqipëri janë nën influencën e parave të zeza.

Duma theksoi se grupet kriminale kanë influencë të madhe në komunitete të caktuara, aq sa mjafton një shikim i bosit të krimit për të trembur ata që janë të varfër e për të tjetërsuar votën.

“Kemi shumë hipokrizi në politikë dhe kaseta. Duhet të rrisim peshën e fjalës, sepse politikani ka fjalën të parën, në kuptimin e besimit nga njerëzit. Ka ndodhur në Kosovë që një e djathtë kalon në të majtë apo anasjelltas, kjo nuk ka sens. Paratë e zeza dhe grupet kriminale shfaqen te zona e varfëra.

Mjafton që i forti të shfaqet në komunitet dhe vota tjetërsohet, kjo është 33 përqind e Shqipërisë, kur vota ndahet me 4 a 5 pikë. Në Shqipëri ka varfëri ekstreme. Kemi plan ekonomik të mirfilltë për Shqipërinë. Do ta ruajmë votën se s’bën/ Shqipëria është zhytur në baltë septike.  PD ka program për të nxjerrë vendin nga gjendja e mjerë”, tha Duma.

Grida Duma nënvizon se zgjedhjet në Kosovë dhanë një shembull të mirë sesi proceset zgjedhore mund të avancojnë në mënyrë demokratike.

“Problemet duhen diskutuar në thellësi. Ka shumë rëndësi programi. Gjysma e punës nis nga mënyra si ja japim ne me mënyrën e komunikimit. Kosova dha shembull të mirë. Kosova zhvillon fushata normale dhe numëron votat menjëherë. Politika është bërë prej kohësh politikë personale.

Kështu ndodhi në Itali, kështu ndodhi me Trump në SHBA dhe me Albin Kurtin është i njëjti rast. Kjo do të thotë se Kurti ka qenë i qëndrueshëm në politik-bërje. Unë besoj se nëse më i miri është përpara, atëherë gjërat do të ecin më mirë. Kurti nuk i thërret individit, por turmave. Lideri i VV ka qenë konsistent, politikani duhet të ketë kredibilitet”,nënvizoi Duma.

Në fund, Duma vlerësoi se koronavirusi ka shpërthyer në masë dhe se në spitalet Covid në Tiranë, nuk ka vende bosh për të sëmurët.

“Shqiptarët janë rrënuar ekonomikisht nga pandemia, ata që janë infektuar a shkojnë në spitale, japin shumë para. Kosto e një familje normale për ata që janë infektuar me Covid-19 ka qenë së paku 1 milionë. Covid ka shpërthyer në mënyrë të tmerrshme. Tirana është mbushur. Njerëzit thonë se spitalet Covid në kryeqytet janë mbushur. Vaksinat duhet të thonë se nga vijnë”, përmbylli Duma.

(d.xh/ Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb