Drejtuesja politike e PD-së në Kavajë dhe Rrogozhinë, është ndalur këtë herë në një tjetër familje në Rrakull.

Teksa ka treguar kushtet në të cilat jetonin, kryefamiljari Bashkim Sallaj u shpreh se prej gati një viti i kanë ndërprerë përkrahjen sociale, duke iu thënë se plotësojnë kushtet për  ta përfituar atë.

Duma theksoi se Partia Demokratike pas 25 prillit do ta dyfishojë ndihmën ekonomike, teksa premtoi se do ta vizitojë sërish familjen për të parë ndryshimin.

“Jo vetëm do të merrni ndihmë ekonomike, por do ta dyfishojmë, minimalisht. Për këtë të siguroj unë. Pak a shumë 17 mijë lekë duhet të marrë kryefamiljari, zotëria, dhe ju duhet të merrni nga 15 mijë secili, ti dhe çuni, se kaq pjesëtarë jeni.”

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb