Ai mund të ketë njoftuar largimin nga Atletico Madrid, por ende nuk është e qartë se ku Antoine Griezmann do të luajë në sezonin 2019/20. Francezi ka pranuar se nuk e di se kur planet e tij do të finalizohen.

“Nuk e di kur e ardhmja ime do të zgjidhet, gjithçka do të vijë në kohën e duhu”, tha ai pas fitores 2-0 të Francës në Bolivi, në të cilën ai shënoi një nga golat.

Klauzola e tij e lirimit bie nga 200 në 120 milionë euro më 1 korrik, kështu që destinacioni i ardhshëm i francezit  mund të bëhet më i qartë në javët e ardhshme.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: