DIBËR

Gripi i shpendëve mbërrin në qarkun e Dibrës. Mësohet se rastet e para janë shfaqur në fshatin Rreth-Kalë në Njësinë Administrative Muhurr në Bashkinë Dibër.

Deri tani sipas banorëve kanë ngordhur rreth 200 pula në ekonomi të vogla të këtij fshati. Banorët thonë se ngordhja e pulave ka qenë e menjëhershme.

Në vend kanë mbërritur inspektorët e AKU Dibër, të cilët kanë kryer veprimet për marrjen e mostrave për analiza, por pa dhënë asnjë detaj të vatrës.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb