Dy persona u shpëtuan nga një gropë gjigante që u hap në qytetin kinez të Zhengzhou, ndërsa dy të tjerë mbeten të zhdukur.

Ajo që nisi si një çarje në rrugën pas një shiu të fortë të hënën në mbrëmje, u hap edhe më shumë duke gllabëruar pjesën me bar aty afër si dhe duke tërhequr disa trotuare përreth.

Derisa disa nga kalimtarët, kuriozë me pamjet, tentuan të bënin fotografi, papritmas katër prej tyre ishin “tërhequr” nga gropa, së bashku me tri vetura, sipas medieve lokale.

Si rezultat, një burrë 36-vjeçar dhe një grua 21-vjeçare u nxorën nga gropa gjigante.

[fbvideo link=”https://www.facebook.com/PeoplesDaily/videos/1216895291695619/” width=”500″ height=”400″ onlyvideo=”1″]

Përkundër kësaj, po sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shërbimet e emergjencës nuk kanë qenë në gjendje për të gjetur dy këmbësorë të mbetur, njëri prej të cilëve është kuptuar të jetë fëmijë.

Pamjet e shpëtimit tregojnë një grup njerëzish që përpiqen për të ndihmuar njërin për të dalë nga vrima duke përdorur një litar – një shkollë aty pranë gjithashtu është evakuuar për arsye sigurie.

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: