Qytetari britanik, i helmuar me agjentin nervor Noviçok, nuk është më në gjendje kritike për jetën, thanë autoritetet e spitalit në Sallsbëri të Anglisë.

Njoftimi për gjendjen e Charlie Rowleyt vjen dy ditë pasi e dashura e tij, Dawn Sturgess, ka vdekur nga helmimi me Noviçok.

Rowley dhe Sturgess janë sëmurë më 30 qershor në qytetin Ejmsbëri, ndërsa autoritetet më vonë kanë konstatuar se ata i janë ekspozuar Noviçokut, agjent vdekjeprurës nervor, i zhvilluar nga Bashkimi Sovjetik.

Ai është përdorur edhe për të helmuar ish-agjentin rus, Sergei Skripal, dhe vajzën e tij, Yulia, në muajin mars në Sallsbëri, shkruan rel.

“Charlie Rowley ka bërë përparim, ai nuk është më në gjendje kritike”, tha Lorna Wilkinson, drejtore e infermierisë në Spitalin e Qarkut në Sallsbëri.

Policia dyshon se Rowley and Sturgess aksidentalisht i janë ekspozuar Noviçokut, i cili ka mbetur nga incidenti i marsit.

Skripalët kanë mbijetuar, por vdekja e Sturgessit ka bërë që ministri britanik i Mbrojtjes, Gavin Williamson, ta akuzojë direkt Rusinë për kryerje të sulmit në tokën britanike. Kremlini i ka hedhur poshtë akuzat, duke i cilësuar si absurde.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: