TIRANË- Nënkryetari i PD-së, deputeti demokrat Edi Paloka ka ngritur një konspiracion pas publikimittë detajeve nga operacioni i “Forcës së ligjit” ku u godit grupi kriminal i Safet Bajrit dhe u arrestuan 11 persona.

Në një status në “Facebook” Paloka nënvizon deklaratën e policisë për përgjimet dhe pyet nëse në ndonjë përgjim ka dalë ministri i Jashtëm Ditmir Bushati. Nënkryetari i PD vë në dyshim edhe përgjimet e tjera.

“Paska dalë Drejtori i Policisë, i emëruari i Agron Xhafajt, për të deklaruar suksesin e policisë në arrestimin e Bajrajve.
‘Kemi 6 muaj që i përgjojmë’- thuhet në deklaratë.
Një pyetje kam për ata që paskan përgjuar; a ju ka dale në ndonjë përgjim Ditmir Bushati, apo dhe atë e keni fshehur si keni bërë me përgjimet e tjera…?”, deklaroi Paloka.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb