“Euro2020” rezervon më në fund për tifozët sfidën e shumë pritur, përballjen më të zjarrtë në fazën e grupeve, Francë-Gjermani. Për herë të parë në histori dy gjigandët europian përballën në faznë e grupeve, një sfidë që jemi mësuar gjithnjë ta shohim shpesh në fazën me nxehtë, atë me eliminim direkt. Gjelat vijnë në këtë evropian me statusin e kampionit të botës, shihen në sytë e të gjithëve si favorit absolut por menjëherë vihen në provë pasi i sfidon Gjermania.

Didier Deschamps nuk ka ndërmend të fshihet, është i vetëdijshëm për forcën e ekipit të tij, por si një kavalier, e spostoi diskutimin mbi marrëdhënien e tij me Joachim Loë, i cili në fund të këtij europiani do të largohet nga drejtimi i përfaqësueses gjermane: “Jemi shumë shokë, e pëlqejmë njeri-tjetrin. Kam shumë respekt për punën që ka bërë duke mbajtur Gjermaninë në nivele të larta, mezi pres ta takojë në Mynih”, u shpreh Deschamps.

Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19
Didier Deschamps 1m7qyqri69k4y1xp46lqc46n19

Në këtë avneturë të fundit në krye të Gjermanisë, Loë kërkon të largohet si fitues, në dispozicion ka një grup shumë të mirë, i aftë për të shkruar deri në finalen e Wembley: Franca ka ekipin më të mirë në botë por ne e dijmë se si luajnë, është e pamundur të bësh një parashikim mbi këtë sfidë. Ne kemi një ekip të mirë, atmosfera është pozitive, shkojmë në këtë sfidë me shumë besim, u shpreh Loë.

Përtej deklaratave publike, çuditërisht dy ekipet vijnë në këtë rast me dhoma zhveshjesh aspak të qeta. Pas shkëndijave Mbappe-Giroud, një situatë e ngjashme ndodhi edhe në stërvitjen e pancarave. Leroy Sane dhe Ilkay Gundogan për pak u konfrontuan ndërmjet tyre, ku mjaftoi një top i hedhur keq nga mesfushori i Man.City për të sjell tension. U desh ndërhyrja e shpejtë e trajnerit dhe kapitenit Neuer për të qetësuar dy lojtarët.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb