Grupi i Dibrës “Extra” ishin në qendër të programit “Gëzuar me ju” këtë të diel. Për të dëgjuar interpretimet, për të ndarë bashkëpunime e kujtime me grupin “Extra”, por edhe për të folur për Dibrën dhe dibranët, ishin kompozitori Sajmir Çili, Aqif Ademi regjisor, shkrimtar, aktor, këngëtarët Mimoza Paraveli, Vera Laçi dhe Haredin Gjeta, gazetarja Klodiana Lala dhe Daljana Sejdia, dhe gjithashtu grimierja e News24, Behie Melecka, e cila është një dibrane që lidhjet me vendlindjen i ka të forta.

Aqif Ademi, i cili ka bërë 7 libra dhe 25 dokumentare për Dibrën, tregoi dhe foli për rëndësinë e madhe të këtij vendi dhe pasuritë natyrore që ka. “Dibra është planet në miniature. Ka natyrë të paparë dhe pasuri natyrore të mëdha”, tha ai ndër të tjera.

Klodiana Lala foli me shumë dashuri për vendlindjen e saj, teksa kujtoi se si të rinjtë e atij vendi shisnin bimë medicinale për të siguruar të ardhura për t’u shkolluar. “Ajo Dibër ka nxjerr shumë personalitete me integritet të lartë” .

Gjatë bisedës disa prej të ftuarve u ndalën edhe te “Çifligu Resort”, një sipërmarrje e re e Ola Brukos dhe Endri Priftit. “Çifligu Resort” pati inaugurimin më 18 prill, ku muzika live me artistë të vërtetë dhe ushqimi i mirë, ishte pjesë e asaj mbrëmjeje dhe do të vazhdojë të jetë çdo natë, për të gjithë ata që dëshirojnë të kalojnë disa orë të mira relaksi.

Në pjesën e tretë të programit u trajtua tema e emigracionit, ku vetëm në Amerikë kanë emigruar rreth 20 mijë dibranë. Lidhur me këtë, Klodiana Lala ju bëri thirrje të gjithë dibranëve të kthehen në Dibër, pasi është një thesar që ka pasuri të mëdha në të cilat duhet investuar.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb