Një zyrtar nga partia e presidentes së Mianmar-it, Aung San Suu Kyi, ka vdekur në ambientet e paraburgimit, pasi u arrestua nga forcat e sigurisë në qytetin Yangon.

Sipas BBC, trupi i pajetë i zyrtarit të identifikuar si U Khin Maung Latt, iu kthye familjes. Autoritetet pretendojnë se ai ka vdekur në mënyrë natyrale, duke theksuar se fillimisht i kanë rënë të fikët e më pas ka ndërruar jetë.

Por, një fotografi e postuar në rrjete sociale, e që tregon një leckë të njollosur me gjak rreth kokës së 58-vjeçarit ngrenë dyshimet se ndaj tij mund të jetë ushtruar dhunë.

Të këtij mendimi janë dhe aktivistët në vend, të cilët shprehen për mediat se ai është dhunuar kur u ndal nga forcat e policisë. Sakaq, kujtojmë se protestat vazhdojnë prej javësh në Mianmar, ku njerëz të shumtë kanë dalë në qytetet e vendit dhe brohorasin se janë kundër grushtit të shtetit dhe shtypjes së përgjakshme.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb