Guvernatori i Venetos, Luca Zaia, provoi testin e ri diagnostikues “bëje vetë” për Covid në Facebook. “Është shumë e thjeshtë, tani do t’ju tregoj”, u tha ai gazetarëve, duke hapur epruvetën me reagentin dhe tamponin që futet në zgavrat e hundës me 5 lëvizje të vogla.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Midis operacionit dhe rezultatit të testit, i cili ishte negativ, u deshën pak më shumë se një minutë e gjysmë kohe.

Me testin e antigjenit, shtoi presidenti i Rajonit Veneto, “hapet një skenar i shkëlqyeshëm, ai i gjurmueshmërisë. Nëse të gjithë do të bënim provën, do të ishte një gjë e shkëlqyeshme” sepse “kushdo që e bën atë ka në dorë jo vetëm fatin e jetës së tij por edhe ato të një komuniteti ”.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb