Disa ditë më parë Gwyneth Paltrow ka tërhequr vëmendjen e të gjithë botës, duke lancuar një qiri në website e saj Goop me një emër sa të pazakontë aq edhe gjenial: This smells like my vagina’,’Ka erën e vaginës time’. Qirinjtë, që kushtonin 75 dollarë, janë shituar në pak orë. Të gjithë donin të nuhasnin një pjesë intime të Gwyneth.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Kjo nuk është një risi për Paltrow e cila gjithmonë përpiqet të provokojë, duke publikuar gjithmonë në blogun e saj produkte të ndryshme me këtë temë, nga sauna vaginale tek lodrat e seksit. 47-vjeçarja artiste nuk e humb asnjëherë rastin për tu mburrur me lirinë e saj seksuale.

Ka nga ata që e duartrokasin, ka nga ata që fusin hundët, por jo për parfumin e qiririt të saj por për ta quajtur vulgaritet atë që artistja shkruan.

Së fundi Gwyneth Paltrow ka provokuar sërish fansat e saj. Për prezantimin e Goop Lab, dokumentet seri që tregojnë wordshop e saj, ku shkruan nga stili i saj i jetës deri tek orgazmat, Paltrow ka ndërtuar në tapetin e kuq një vaginë gjigande të kompozuar me trëndafila.
Sfondi perfekt për të pozuar përpara fotografëve.

Me një palë pantallona të bardha, të gjata dhe vetëm me reçipeta duke treguar belin e saj zbuluar. Gwyneth në Instagram ka shkruar: ’Shpresojmë të jemi gjithmonë provokues dhe të pazëvendësueshëm të kauzën e mirëqënies’.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb