Në Angli dhe jo vetëm, të gjithë mediat këtë periudhë e bëjnë të sigurt kalimin e Erling Haaland në përfundim të këtij sezoni te Man.City. Një version ndryshe sjell për lexuesit e përditshmja spanjolle AS, e cila i referohet burime pranë sulmuesit norvegjez.

Është e vërtetë që Man.City është një hap përpara, por akordi final është ende shumë larg. Për ti prishur planet Pep Guardiolës mendon Real Madrid pasi “galaktikët” ende nuk kanë hequr dorë nga Haaland. Për sa kohë Perez është ende në lojë asgjë nuk është e mbyllur.

Fbl Eng Fa Cup Everton Man City
Fbl Eng Fa Cup Everton Man City

Fakt është që në përfundim të këtij sezoni, Haaland do të largohet nga B.Dortmund për 75 milionë euro ndërsa 75 të tjera duhet për komisione.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb