TIRANE- Oficeri i policisë së Fierit, Antonio Nazëraj, në një intervistë për gazetarin Basir Çollaku ka treguar lidhje të policisë së Vlorës me trafikun e drogës dhe vëllezërit Habilaj.

Ai ka rrëfyer një moment, kur gjatë një patrullimi policia ka ndaluar automjetin audi të cilin, Habilajt e kishin blerë nga ministri i atëhershëm Saimir Tahiri. Por sikurse Nazëraj tregon në këtë intervistë, Habilajt kanë refuzuar të kontrollohen dhe mjeti është shoqëruar në komisariat.

“Atje janë mbajtur vetëm 10 minuta dhe më pas janë lënë të lirë”, ka thënë Nazëraj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: