Hailey dhe Justin Bieber kanë festuar para pak kohësh përvjetorin e tyre të parë të martesës me një rit fetar dhe kanë bërë një set fotografik hot për revistën Vogue Italia. Të fotografuar nga Eli Russell Linnetz të dy kanë luajtur me imazhe latex dhe fetish. ‘Edhe pse shumë njerëz na shohin ende si adoleshentë, ne jemi burrë e grua dhe ndjehemi komod me sensualitetin tonë’, ka shpjeguar Hailey.

“Bashkëshorti im më bën të ndjehem seksi dhe të fortë”

Seti fotografik i realizuar nga çifti është pjesë e një projekti të madh për 100 vjetorin e lindjes së fotografit Helmut Newton, që në karrierën e tij gjithmonë ka vënë figurën femërore në plan të parë.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

“Kuptimi i këtyre fotove përkthehet në gjestin e një burri që feston për zonjën e tij’, ka shpjeguar top modelja. ‘Është Justin Bieber, bashkëshorti im, që vendoset në shërbim të feminilitetit tim dhe fuqisë, duke më bërë të ndjehem e fortë, seksi dhe e egër njëkohësisht.
Prej shumë kohësh burrat kanë qëndruar të pa lëvizur në piedestalin e tyre. Ka ardhur koha që gjithçka të ndryshojë’.

“Justin nuk është më ai i pari’

Në 2018 të dy u martuan ligjërisht dhe një vit më vonë e konfirmuan me ritin fetar. Për të dy në fakt aspekti fetar është shumë i rëndësishëm. ’Ndoshta dikush do mendojë që është bërë i mërzitshëm, por ai thjesht nuk është më ai që ishte më parë. Si bashkëshorte preferoj që ai të jetë i lumtur dhe që të jetë mirë, se sa bëjë diçka tjetër për të kënaqur të tjerët’, ka deklaruar Hailey, duke folur për zhvillimet profesionale dhe private të bashkëshortit.

‘Nuk duam të jemi perfekt’.

Të bukur, të rinj dhe shumë të dashuruar, çifti ngjall zili dhe xhelozi tek të tjerët, por ata duket se nuk duan t’ia dinë, por shijojnë dashurinë e tyre. ‘Shumë njerëz nuk besojnë se do të zgjasë shumë lidhja jonë, por ne nuk shqetësohemi aspak. Tani për tani jemi bashkë, mbështesim njëri-tjetrin, pranojmë gjithçka, nuk gjykojmë, nuk mendojmë të bëhemi perfekt. Jetojmë dashurinë tonë lirshëm më në fund’, ka thënë modelja.

(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb