Kreu i një prej bandave të armatosura në Haiti, Matias Sentil, ka mbetur i vrarë, ndërsa lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet e vendit. Zhvillimi vjen në një periudhë të karakterizuar nga pasiguria dhe dhuna e përhapur, që vijon të rëndojë situatën në vend.
Lajmin e bëri të ditur kryeministrja Alix Didier Fils-Aimé përmes një postimi në platformën X, ku reagoi me një mesazh të shkurtër dhe të drejtpërdrejtë: “Një udhëheqës bande më pak”.
Në të njëjtin reagim, kreu i qeverisë theksoi se operacionet kundër grupeve të armatosura do të vijojnë. “Lufta për të çliruar vendin nga prangat e banditëve vazhdon me vendosmëri”, shkroi ajo.
Vrasja e Sentilit vjen në një kohë kur Haiti po përballet me një krizë të rëndë sigurie, ku bandat e armatosura kanë zgjeruar ndikimin dhe kontrollin e tyre në disa zona të vendit. Megjithatë, në informacionin e publikuar nuk jepen detaje mbi rrethanat e vrasjes apo operacionin gjatë të cilit ai humbi jetën.
