TIRANE- Një ngjarje jo fort e zakontë ka ndodhur dy netë më parë në fshatin sharrë në Tiranë. Persona ende të paidentifikuar i kanë vjedhur një 33-vjeçari me inicialet A.L, një lopë dhe një viç nga kasollja pranë banesës.

Sapo ka konstatuar vjedhjen, 33-vjeçari ka njoftuar policinë. Gjatë kontrollit të territorit në vendin e quajtur Kodër Sharrë, në një banesë private të pabanuar u gjendën të therur lopa me viçin, ku pjesa më e madhe e mishit ishte marrë nga autorët.

Sakaq, po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: