Tre persona të maskuar si babagjysha kanë hyrë në banesat e dy të moshuarve me pretekstin se do të këndonin këngë Krishtlindjesh, por kanë grabitur.

Ngjarja ka ndodhur në Kifisi të Greqisë. Mediat greke raportojnë se njëri prej autorëve ka shkuar në njërën prej dhomave të banesës në katin e 4 dhe ka marrë prej aty një kasafortë, e cila përmbante një shumë të panjohur parash, një orë me vlerë, çeqe bankare, çelësa makine dhe dokumente personale.

Fill pas grabitjes, autorët janë larguar nga vendngjarja, ndërsa policia ka nisur hetimet për identifikimin dhe arrestimin e tyre.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: