Hakerët nuk kanë kursyer as Robin Van Persie. Ata ia kanë dalë të vjedhin llogarinë e “ikonës” së futbollit në Facebook, duke shpërndarë më pas materiale pornografike. Vetë Van Persie ka bërë një postim në Twitter, ku u ka kërkuar falje të gjithëve.

“Fatkeqësisht, për herë të dytë në një periudhë të shkurtër kohore, llogaria ime në Facebook u hakua dhe materiale të papërshtatshme u postuan pa kontrollin tim. Ne jemi duke punuar për të zgjidhur çështjen dhe shpresojmë ta bëjmë këtë së shpejti. Më vjen keq për shqetësimin që shkaktova” – Shkruan ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: