Feyenoord do të vazhdojë t’i gëzohet mbiemrit Van Persie. Pasi sulmuesi legjendar holandez shkroi prologun dhe epilogun e karrierës së tij të shkëlqyer në Roterdam, tani djali i tij, Shaqueel Van Persie do të vazhdojë trashëgiminë familjare në klub.

Vetëm 16 vjeç, djali i Robin ka nënshkruar kontratën e tij të parë profesionale me Feyenoord. Shaqueel mund të luajë si anësor i majtë, një pozicion i ndryshëm nga ai që mbante babai i tij si qendërsulmues.

Do të shohim nëse  suksesi që kishte Van Persie i madh i familjes do të përsëritet apo jo, teksa e vetmja gjë që mund të thuhet është se Feynoord do dalë e fituar në fund.

 

 

 

 

 

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb