Shanset për ta parë sërish Achraf Hakimin si ziktaltër po shtohen çdo ditë e më tepër.

Është e vërtetë që PSG e dëshiron lojtarin, por ata nuk ofrojnë më shumë se 60 milionë euro cash, ofertë kjo mjaft e vogël për drejtuesit zikaltër. Për këtë arsye, lojtari mund të qëndrojë edhe sezonin e ardhshëm në Milano.

Një fakt të tillë e ka konfirmuar edhe agjenti i lojtarit, Alejandro Comano, i cili në një intervistë për FcInter1098.it ka thënë:

“Inter dhe Hakimi në tratativë me Paris Saint Germain? Ju zbuloj se s’ka asnjë tentativë. Për momentin nuk ka asgjë. Këto zëra s’janë të vërteta. Nuk kemi marrëveshje me klubin francez, as për rrogën dhe asgjë. Hakimi ndihet mirë në Milano, kaq di të them tani. A jam optimist për qëndrimin e tij te Interi? Ky është një moment i vështirë për të gjithë botën e futbollit, nuk mund të them asgjë me siguri”.

Sakaq, kujtojmë që edhe Gazetta Della Sport, në një shkrim të sajën, ka folur për situatën e marokenit te zikaltërit. Edhe gazeta e njohur italiane ka ecur po me të njëjtën linjë me deklaratat e bëra nga agjenti i lojtarit.

Duke qenë se ofertat e kënaqshme për Hakimin mungojnë, drejtuesit e Interit po mendojnë për një tjetër sakrifikim të madh. Bëhet fjalë për Lautaro Martinez. Argjentinasi ka kërkesa në Spanjë, ku do e prisnin krahë hapur Atletico Madrid dhe Real Madrid.

Me një ofertë 90 milionë euro, ky transferim do të dërgohej në port. Madje në rast të një lëvizje të tillë, zikaltërit e kanë gati zëvendësuesin: Memphis Depay. Ky i fundit është mik i ngushtë me Romelu Lukakun që në kohërat e Mancehester United dhe do të ishte i gatshëm të ribashkohej sërish me të, për të formuar një nga dyshet më të rrezikshme në “Serie A”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: