Ish-kongresmeni i SHBA Jim Moran, ka reaguar pas sulmit të paprecedentë që i është bërë “Prestige Resort”, ku pas urdhrit të qeverisë, IKMT dhe forcat Xheniere zbarkuan në hotel dhe nisen shembjen e tij në mënyrë të paligjshme.

Në një reagim për News24 dhe BalkanWeb, Moran shprehet se kjo është një hakmarrje shkatërruese, duke e cilësuar si turp për Shqipërinë. Ai shprehet se një qeveri e përgjegjshme nuk mund të veprojë kështu, ndërsa shtron pyetjen se ku ndodhet shteti i së drejtës.

“Kjo hakmarrje shkatërruese duhet të jetë një turp për Shqipërinë. Ku është shteti ligjor? Qeveritë e përgjegjshme nuk sillen kështu”, shprehet ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb