Trajneri i Islandës, Erik Hamren, foli për “Supersport” pas fitores me Shqipërinë, ku deklaroi se e respekton shumë Kombëtaren kuqezi dhe se kjo e sotmja ishte një ndeshje e vështirë. Tani ai është i fokusuar në sfidën e radhës ndaj Turqisë.

Si ishte ndeshja, dhe të luaje ndaj Shqipërisë?
E respektoj shumë Shqipërinë, ekip me lojtarë të mirë. Prisja një ndeshje të vështirë, dhe ashtu ishte. Fakti që shënuam të parët ishte shumë e rëndësishme për ne.

Do fitoni dhe ndaj Turqisë të martën?
Ne gjithmonë duam fitoren, do jetë interesante edhe rezultati në ndeshjen mes Turqisë dhe Francës. Presim që Franca të fitojë grupin, dhe ne do luftojmë me Shqipërinë dhe Turqinë.

(Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb