Kamerat e sigurisë së një dyqani në Lungomare të Vlorës kanë fiksuar momentin e grabitjes së xhiros ditore.

Ndryshe nga grabitës të organizuar, të cilët i shohim rëndom nëpër grabitje kësaj here protagonist është bërë një djalë i mitur. Në videon e siguruar për “BalkanWeb” nga gazetari Enrik Mehmeti, i mituri duket teksa hyn me shpejtësi në dyqan.

Ai me sa duket ka pasur dijeni që shitësja nuk është në vendin e saj, pasi shihet të drejtohet tek arka e parave, të cilat pasi i merr i fsheh në trup.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb