Të gjitha qendrat e Njësive Administrative në Elbasan janë të hapura, disa prej tyre kalohen me zinxhirë për shkak të ngricave. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla ka qenë vetë në terren, teksa informoi për situatën.

Balla tha se të gjitha strukturat janë në këmbë dhe do të vijojnë punën edhe në ditët në vijim.
“Puna në rrugën Elbasan Labinot Mal ka nisur prej mëngjesit dhe vijon ndërkohë që trashësia e dëborës i ka kaluar 1 metër, situatë e cila nuk është parë prej shumë vitesh.
Gjej rastin të falenderoj të gjithë punonjësit e bashkisë dhe të OSHEE për punën që po bëjnë këto ditë. Vetëm një numër i vogël qytetarësh janë pa energji elektrike.
Kemi ndjekur në cdo moment shërbimin e urgjencës në rastet kur ka qenë e nevojshme. Por të gjitha Qendrat Shëndetësore kanë qenë të pajisura me barnat e nevojshme.”

Shteti është në këmbë, tha Balla për të ndjekur situatën dhe do të vijojë edhe në ditët në vazhdim pasi prania e ngricave do të vazhdojë.
“Shteti është në këmbë për të bërë detyrën. Gaztorëve të opozitës që komentojnë nga divanet e ngrohta të shtëpive të tyre në vilat e shtuara pas pandemisë, u them që ne jemi zgjedhur për të punuar, jo për gjumë”.

Prej dy ditësh Balla ka ndjekur situatën e shkaktuar nga moti i keq në Librazhd e Elbasan duke qenë pranë banorëve sidomos për marrjen e masave në rast emergjencash shëndetësore.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb