I ftuar në emisionin “Kjo Javë” me Nisida Tufën, Genc Pollo foli edhe për procesin e hapjes që ka nisur brenda Partisë Demokratike. Ai tha se ka nisur një proces i vlefshëm dhe që shkon në drejtimin e duhur.

“Dua të flas për atë që PD po bën aktualisht. Hapje në kuptimin pozitiv të fjalës do quaja një proces si ky që ka filluar që anëtarësia e PD me legjitimitet propozon kandidatët për deputetë që nëse i përmbushin kushtet inënshtrohen një votimi të dytë më një mekanizëmtë caktuar po nga kryesia. Është njëhap i vlefshëm, hap në drejtimin e duhur që frytet e plota i jep pas 4, 8 apo 12 vitesh, kur kjo praktikë të stabilizohet. Nuk është së anëtarësia vëemrin dhe cakton deputetët see dimë që japin mijëra emra, por e drejta që i jepet anëtarësisë që përjashtojnë kandidatë që nuk i gjykojnë të përshtatshëm është një praktikë që nuk është praktikuar nga asnjë vend ne Europën Juglindore.

Ajo që po bën PD është së po i jep mjetin anëtarësisë për tëeleminuar kandidatin më pak të mirë. Ky votim do bëhet në shtator. Uroj që edhe partitë e tjera kur t’i vijë momenti të aplikojnë metoda të tilla.”- theksoi ai

Ndërsa në lidhje me afrimin në PD, të atyre që e kanë kritikuar Bashën, Pollo u shpreh: “Në fillim të çdo gjëje qëndron vullneti, jo fjala.Është krijuar përshtypja nga disa deklarime së më e rëndësishme është të shash sa të mundësh Lulzim Bashën se sa të sjellësh një ndryshim pozitiv që e pengon qeveria e Ramës. Nësë ky moment është kapërcyer dhe ekziston vullneti të pranohet PD më organet lëgjitime të saj dhe në këtë kuadër të tentohet bashkëpunim, tëtentohet afrim atëherë kemi premisën për ta bërë. Unë mund të kem mendimin tim dhe nuk lipset të më pyesni mua, pyesni figurat që janë drejt këtij kursi”,- u shpreh Pollo.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb