Ish-presidenti i Komitetit Olimpik Shqiptar Viron Bezhani deklaroi ditën e sotme se hapja e basteve në vendin tonë mund të dalë jashtë kontrollit.

Ai u shpreh se qeveria nuk mund të kontrollojë të ardhurat dhe rrezikon të shtohet qarkullimi i parave të padeklaruara.

“Sot ti thua online. Nëse ne në atë kohë thonim që një pallat kishte një kazino dhe një pikë bastesh. Doli dhe tha 90% të grave më kanë thënë t’i kthej burrat, po sot këtyre grave ia mori burrat. Nuk e ka bërë për këtë. Nëse kishte një ligj që ishte shumë i mirë që nuk lejonte ata nën 18 vjeç. Tani do fillojnë edhe të vegjëlit. Mund të dalë jashtë kontrollit.

Nuk ka si e mban nën kontroll. Ky po e shton të zezën. Një pjesë online një pjesë të jetë edhe sallë. Do vijnë të huajt këtu, si do luajnë? Do derdhin lekë në bankë? Kush luan në bizhoz? Luajnë ata njerëz që janë kategoria e dytë dhe e tretë e njerëzve. A mendon ministri se kjo kategori mund të derdhë lekë në bankë? Ata lekun e kanë të zi. 100% nxit informalitetin. E di kush është presioni që gjoja i është bërë kryeministrit”, tha Bezhani në Panorama TV.

Ai theksoi se lojërat e fatit kanë funksionuar edhe gjatë kohës që janë deklaruar të mbyllura dhe sipas tij qeveria e di shumë mirë se kush i ka menaxhuar në të zezë.

“Doli një person në emër të sportit dhe mblodhi 5 sportistë. Në të zezë, ju mendoni se nuk ka pasur lojëra fati? Lojëra fati ka edhe sot. Mos mendoni ju se nuk e di qeveria. Ata e dinë shumë mirë se kush luan dhe si i arrestuan dhe i nxorën brenda ditës dhe e dinë shumë mirë dhe kush i menaxhon në të zezë. Nëse deri dje patën një mënyrë, sot kanë ndryshuar mënyrën.

Kanë nxjerr edhe një ligj. Pse e ke vënë atë, apo ke vënë ndonjë klauzolë që të vijnë kompani të huaja dhe t’i menaxhojë më kollaj. Ne kemi ekspertët në Shqipëri që mund të themi se janë të mirëfilltë. Kush ishin gabimet që u bënë? Ne duhet të ishim të përgatitur. Ligji doli shumë i mirë. Mos hap 1000 pika bastesh. Ligji nuk i lejonte pikat e basteve përballë institucioneve fetare, afër shkollave apo të mbanin një distancë nga njëri tjetri”, u shpreh ai.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb