Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla sëbashku me Kryetarin e Bashkisë së Sarandës, Adrian Gurma dhe deputetët Alket Hyseni dhe Andrea Marto morën pjesë në promovimin e librit të kolegut Fate Velaj “100 hapa drejt Europës”.

Duke marrë fjalën në këtë prezantim në kushtet e distancimit të nevojshëm social, Balla vlerësoi kontributin e autorit Fate Velaj si një “ambasador”?? kulturor i Shqipërisë në shumë qytete të Europës??.

Duke folur për vendimin e Kuvendit të Shqipërisë për hapjen e listave, numri dy i PS-së, Taulant Balla dekëaroi se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve.

Sipas Ballës, me votimin për hapjen e listave, Partia Socialiste si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

“Pak ditë më parë Kuvendi i Shqipërisë mori një vendim historik me hapjen e listave të kandidatëve për deputetë, në mënyrë që çdo qytetar të zgjedhë jo vetëm partinë, por edhe deputetin që do.

Është fakt i pakundërshtueshëm se listat e mbyllura kanë penguar fuqizimin e ndikimit të votuesve në përzgjedhjen e kandidatëve. Listat e mbyllura ishin pengesë për përfaqësimin më të mirë të komuniteteve në parlament.

Jam shumë krenar që edhe në këtë vendim të rëndësishëm Partia Socialiste, si gjithmonë, u vendos në anën e duhur të historisë, të zhvillimit demokratik dhe të përsosjes së plurarizmit dhe në anën e duhur të popullit shqiptar, të zgjedhësve shqiptarë, të cilëve me këtë votë ne u japim mundësinë të zgjedhin, jo vetëm partinë, por dhe deputetin që duan.

Ata që janë kundër vendimit pa kthim tashmë të hapjes së listave, kanë vendosur të jenë në anën e gabuar të hisorisë dhe të jenë kundër popullit të vet. Kjo do të thotë të mos kesh besim te populli yt dhe të tregosh se nuk e meriton besimin e tij për sa kohë nuk je në gjendje t’i japësh mudësinë që të bëjë zgjedhjen e vet”, deklaroi Balla.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb