Festë ditëlindjeje e parakohshme për Romeon, djalin e dytë të David dhe Victoria Beckham që në 1 shtator do të festojë 16 vjetorin.

Darka e organizuar nga kumbarët e tij Elton John dhe David Furnish është zhvilluar në një restorant luksoz në jug të Francës.

Gjatë festës ishin edhe tre fëmijët e çiftit, Brooklyn, 19 vjeç, Cruz, 13 dhe vajza Harper, 7 vjec.

Në pamje torta prej çokollate e rrethuar nga një gjerdan i artë, dhuruar nga sër ‘Rocket Man’ që për rastin në fjalë ishte veshur elegant.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: