Një fushatë e veçantë e nisur nga Happy Pay dhe Fondacioni Mane u mbyll me sukses, duke shtuar mundësitë që organizata Down Syndrome Albania u siguron fëmijëve dhe të rinjve në qendrën e saj të shërbimeve.
Përdoruesit e aplikacionit Happy kishin mundësi që pikët e mbledhura nga blerjet përgjatë disa muajve, t’i dhuronin për kauzën e komunitetit Doën syndrome. Pikët e dhuruara nëpërmjet aplikacionit, janë shndërruar në më shumë shërbime të ofruara pranë qendrës së ngritur nga Down Syndrome Albania.
Siç e pohon edhe Daniela Malaj, përfaqësuese e Happy, “ky është një shembull konkret se si teknologjia mund të ndihmojë publikun për të sjellë ndryshim. Veprime të vogla bëhen të rëndësishme nëse grumbullohen nga shumë përdorues me dëshirën për të ndihmuar”.
Emanuela Zaimi, drejtuesja e Down Syndrome Albania, vlerësoi rëndësinë e bashkëpunimit dhe theksoi se “mbështetja e vazhdueshme nga publiku dhe nga bota e biznesit ndikon drejtpërdrejt në rritjen e cilësisë së programeve dhe terapive për fëmijët dhe familjet e tyre që organizata DSA realizon”.
Projekti është një tjetër kontribut që Fondacioni Mane jep për organizatat të cilat kujdesen për fëmijët dhe të rinjtë, duke i ndihmuar për një jetesë të denjë dhe integrim në shoqëri.
