Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka bërë dy emërime të rëndësishme në vend. Haradinaj ka emëruar drejtorin e AKI-së  dhe inspektorin e përgjithshëm të saj.


Haradinaj shprehet se në bazë të kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërendim me kreun e shtetit, ka emëruar , Kreshnik Gashin, në postin e drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së.


Postimi i Ramush Haradinaj:


Në bazë të kompetencave kushtetuese dhe ligjore dhe në bashkërëndim me Presidentin, sot kam emëruar, Kreshnik Gashi, në postin e Drejtorit të Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, ndërsa Burim Ramadanin në postin e Inspektorit të Përgjithshëm të AKI-së. Profilet e të emëruarve, si figura publike me integritet dhe ekspertë për siguri, garantojnë profesionalizmin dhe kredibilitetin e AKI-së.

RH

(d.xh/Balkanweb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb