Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj i ka kërkuar BE-së të ndihmojë vendin e tij me liberalizimin e vizave tani kur dhe pritet vendimi i shumëpritur.

Në një takim me shefin e zyrës së BE dhe përfaqësuesin special Tomáš Szunyog, Haradinaj konfirmoi se u diskutua edhe situata aktuale me aktakuzat nga Haga në të cilën po kalon vendi.

Haradinaj kërkon nga BE të shtrijë dorën për Kosovën dhe ta përkrahë në këto momente kur asaj i duhen integrimi në BE dhe lëvizja e lirë e qytetarëve.

STATUSI NGA RAMUSH HARADINAJ
Prita sot Shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian dhe Përfaqësuesin Special të BE-së në Kosovë, Tomáš Szunyog. Biseduam për situatën aktuale dhe sfidat në të cilat po kalon vendi ynë.
Ambasadori Szunyog qartësoi se vendimi për liberalizimin e vizave është në dorën e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian.
Unë i shpreha qëndrimet e mia dhe të Aleancës, duke kërkuar që BE të shtrijë dorën për Kosovën, me përkrahje konkrete në integrimin e saj në BE, dhe lëvizjen e lirë të qytetarëve të Republikës së Kosovës, tani më kur pritet edhe vendimi për liberalizimin e vizave.
RH

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb