Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka përkujtuar luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, dëshmorët e kombit në 20-vjetorin e rënies së tyre.

Në një postim në Facebook Haradinaj i ka quajtur ata shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së Kosovës.

“Me nderim i kujtojmë sot heronjtë Bekim Berisha – Abeja, Bedri Shala, Elton Zherka dhe Permet Vula, këta shqiptarë të mëdhenj që i dhanë drejtim historisë së re të Kosovës.
Ata kanë rënë në fushë të nderit, 20 vjet më parë, që atdheu të jetojë i lirë.
Këta heronj dhe sakrifica e tyre, janë dëshmi se sa e shtrenjtë është liria.
Idetë e mëdha të atdheut dhe lirisë nuk vdesin kurrë! Lavdi!”, shkruan Haradinaj.

Kryeministri kosovar gjithashtu kujton brigadën 162 të Kaçanikut dhe luftëtarët Agim Bajrami, Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj.

“Kaçaniku i Idriz Seferit, ruajti traditën liridashëse edhe në Luftën Çlirimtare. Brigada 162 me krenari mbajti emrin e Agim Bajramit. Sot në përvjetorin e rënies së tij dhe bashkëluftëtarëve Besnik Begunca dhe Xheladin Kurtaj, kujtojmë me nderim luftën dhe flijimin e tyre për lirinë e Kosovës.
Kaçaniku me kaq shumë ngjarje dhe vendimmarrje historike, është vendi që inspiron brezat për t’iu bërë mburojë atdheut dhe lirisë. Lavdi e përjetshme Dëshmorëve të Kombit!”, thotë Haradinaj.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb