Aktori Laert Vasili ka denoncuar një përplasje që ka ndodhur afër Teatrit Kombëtar mes tij dhe aktorëve të ‘Aleancës për mbrojtjen e Teatrit’. Në video aktorët akuzojnë Laert Vasilin se pse kishte grisur posterat ndërkohë ai shprehet se ka respekt vetëm për Edmond Budinën. Në sfond dëgjohen dhe sharje e ofendime.

Në statusin në rrjetin social të FB, Vasili thotë se pikërisht regjisori Robert Budina e ka dhunuar dhe sharë dhe paralajmëron se dhuna e jashtëligjshme do të përballet me drejtësinë.

STATUSI I PLOTË I LAERT VASILIT

”Aleanca e Rehatit”, këta uzurpatorë të pronës publike, në këto çaste pasi më dhunuan fizikisht me në krye z.Robert Budina i cili më futi thonjtë në grykë dhe duke më sharë me libër shtëpie u përpoqën të bëjnë lajm për të dalë nga anonimati i jashtëligjshmërisë!
Një turp e faqe e zezë që ndodh në mes të kryeqytetit nga njerëz të dhunshëm që duan të kthejnë ‘97 në Art! Dhuna dhe çdo formë tjetër e jasthëligjshme do të përballet me drejtësinē!
P.s Haram ato 10 milionë që njerëzit e mi ju kanë sponsorizuar për filmat tuaj z. Budina! Bukëshkalë!

Laert Vasili
Laert Vasili

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb